RRETH Operacion Mobilizim-it

njihuni me ne

NJË LËVIZJE GLOBALE

PËR MBI 60 VJET, OM-i KA QENË DUKE PUNUAR ANEMBANË BOTËS PËR TË MOTIVUAR DHE PAJISUR TË KRISHTERËT PËR TË NDARË DASHURINË E ZOTIT.

 

Në vitin 1957, Xhorxh Vëruër (George Verwer) dhe dy miq të tij bënë një udhëtim misioni në Meksikë. Ajo që filloi me tre burra që dëshironin thellësisht të ndanin dashurinë e Perëndisë me njerëzit në mbarë botën që nuk e njihnin atë, u shumëfishua në një lëvizje globale besimtarësh me të njëjtin pasion

Sot, mbi 5.000 punëtorë të OM-it që përfaqsësojnë 134 kombësi janë duke shërbyer ose në partneritet në mbi 147 vende, përveç shërbesës së anijeve të OM-it.

Perëndia na ka përdorur për ta çuar ungjillin anembanë globit dhe ne nuk do të ndalemi tani. Ka rreth 3 miliardë njerëz që ende nuk e njohin dashurinë e Perëndisë, kështu që ne do të vazhdojmë të motivojmë ndjekësit e Jezusit që të shkojnë në vende me pak ose aspak kisha. Siç ka thënë Xhorxh Vëruër "Ne do të vazhdojmë përpara derisa çdo krijesë të ketë dëgjuar ungjillin... bota është qëllimi ynë!"

Remote video URL
OM Overview

misioni

Ne duam të shohim komunitete të gjalla të ndjekësve të Jezusit ndër më pak të arriturit.

RAJONET nË qendËr tË vËmendjes

TË arrish mË pak tË arriturit

Sot, më shumë se 3 miliardë njerëz në botë nuk e kanë dëgjuar kurrë mesazhin e shpresës së Jezusit.

OM-i aktualisht është duke u fokusuar në pesë rajone të botës ku shumica e popullsisë nuk ka patur mundësinë të dëgjojë ungjillin ose të takojë një ndjekës të Jezusit.

“Ne jemi në një mision për ta çuar ungjillin në skajet më të largëta të botës, duke përmbushur Urdhërimin e Madh në këtë brez. Nuk ka asnjë vend tepër larg, asnjë detyrë tepër të vështirë dhe asnjë njeri që ne nuk do të përpiqemi ta arrijmë.”

Lawrence Tong
DREJTOR NDËRKOMBËTAR

hands holding globe

Besimet

VLERA UDHËZUESE

Ne po imitojmë Jezusin dhe po marrim pjesë në transformimin tërësor, të mbretërisë të të gjithë jetës dhe krijimit, duke kultivuar një komunitet biblik të drejtë dhe të larmishëm, ndërsa rinovojmë në mënyrë strategjike në shërbesat tona dhe mbetemi në përkushtimin e ndërsjellë për kauzën e Krishtit dhe kujdesin për njerëzit.

LEXONI MË SHUMË
Literature is distributed from a van in 1960 Spain

Histori

NJË TRASHËGIMI  DASHURIE

Ne i gjurmojmë rrënjët tona në lutjet e një shtëpiakeje amerikane. Në vitet 1950, Dorotea Klep (Dorothea Clapp) filloi të lutej me besnikëri për studentët e shkollës së mesme lokale. Ajo i kërkoi Zotit që të prekë botën përmes jetës së atyre të rinjve. Dhe Zoti iu përgjigj lutjeve të saj!

LEXONI MË SHUMË
George Verwer and Lawrence Tong portrait

UDHËHEQJA

NJË SHEMBULL FRYMËZUES

Drejtimi i suksesshëm i një organizate shumëkombëshe me një vizion të jashtëzakonshëm kërkon drejtues të përkushtuar ndaj përsosmërisë, risisë dhe udhëheqjes shërbyese. OM-i është bekuar me një skuadër të përkushtuar drejtuesish dhe anëtarësh të bordit që shfaqin këto cilësi.

TAKONI DREJTUESIT