Burimet

Dëshira e OM-it në Shqipëri është të ndihmojë të mbjellë dhe të punojë përkrah kishave shqiptare, duke i pajisur ato që të bëhen aktive në ndarjen e dashurisë së Zotit brenda kufijve të tyre dhe më gjerë. Për t’ia mundësuar më së miri skuadrës të punojë drejt këtij vizioni, zyra qëndrore duhet të funksionojë mirë. Zyra qëndrore bën punë rekrutimi dhe gjithashtu siguron trajnimin dhe akomodimin e skuadrave afatshkurtra, si dhe trajnimin e rekrutëve të rinj.


Synimi ynë është të ofrojmë gjithashtu një trajnim specifik për shqiptarët e interesuar për të punuar në kultura të tjera për të ndarë mesazhin e Jezusit. Ne kemi nevojë për burime, njerëz, lutje dhe mbështetje financiare për të pajisur sa më mirë skuadrën për të bërë shërbesë dhe për të promovuar punën e OM-it në Shqipëri dhe jashtë vendit.