Ndhimë dhe Zhvillim 

 

Gjatë përpjekjeve për ndihmë pas një tërmeti të fortë, shkatërrues në Shqipëri në vitin 2019, ne u ekspozuam ndaj një varfërie të madhe. Kjo zgjoi dëshirën tonë për të bërë më shumë për të ndihmuar njerëzit të thyejnë këtë cikël. Ndërsa punojmë me kishat dhe organizatat e tjera të krishtera, ne po ndërtojmë një urë për të ndarë dashurinë e Perëndisë ndërsa ofrojmë ndihmë. Kjo do të thotë gjithashtu se ndjekësit vendas të Jezusit janë të motivuar për të shërbyer dhe plotësuar nevojat e njerëzve përreth tyre.

Dhënia e ndihmës dhe e zhvillimit në mënyra të ndryshme (dhënia e pakove me ushqime ose batanijeve për familjet në nevojë, sigurimi i druve për ngrohje në dimër, ndihma në rindërtimin e shtëpive, etj.) krijon komunitet, forcon kishën dhe lavdëron Zotin. Tani kemi një strehë për njerëzit që janë në situata urgjente dhe gjithashtu kemi ndihmuar refugjatët afganë këtu në Shqipëri. Gjithashtu, ne po punojmë për fillimin e një projekti për zhvillimin e komunitetit në një zonë në nevojë në qytetin port të Durrësit.